Qeni mori nofkën e tij të veçantë për shkak të krijimit të tingujve harmonikë me lehjen dhe ulërimën e tij.
Ai konsiderohet raca më e rrallë dhe më e vjetër e qenve në botë, por zbulimet tani konfirmojnë se ata në të vërtetë janë qen të egër nga Highland, raporton Daily Mail.
Shkencëtarët besojnë se qentë e egër nga Highland kanë gjene, të cilat qentë nga Guineja e Re i kanë humbur gjatë kohës sa ishin në robëri. Sidoqoftë, ata besojnë se duke i kryqëzuar ata, do të jenë në gjendje të rikrijojnë një popullatë të vërtetë qensh që këndojnë.