Gjendet trupi i pajetë i 27 vjeçarit që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet trupi i pajetë i 27 vjeçarit që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut

    Insajderi
    10 April 2025 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajet Lleshi- 27 vjeçari i cili ishte raportuar i zhdukur që disa ditë është gjetur pa shenja jete në Malet e Pashtrikut.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e kanë konfirmuar nga Shoqata për Kërkim-Shpëtim.

    “Po sapo është konfirmuar nga personat përgjegjës që e kanë gjetur trupin e pajetë”, thanë ata.

    Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar.

    Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit nga Kosova.

    Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë edhe helikopterë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark