Gjendet i vdekur punonjësi i Konsullatës ruse në New York - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjendet i vdekur punonjësi i Konsullatës ruse në New York

    Insajderi
    09 November 2016 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punonjës i Konsullatës ruse në New York u gjet i vdekur të martën, me plagë në kokë, ndërkohë që policia po provon ende që të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

    Punonjësi, që ishte përgjegjës për sigurinë e instalimit, u gjet pa vetëdije para orës 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, brenda konsullatës në Upper East Side në afërsi të Parkut Qendror, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Yorkut.

    Ai nuk u identifikua, por u bë e ditur se ishte 63 vjeç. Nikolai Lakhonin, një zëdhënës i Ambasadës ruse në Washington, tha se shenjat e para janë se punonjësi vdiq nga ataku në zemër. Konsullata e New Yorkut tha në Facebook se nuk janë gjetur shenja të vdekjes së dhunshme.

    Policia dhe zyrtarët e ambasadës po presin rezultatet e autopsisë mjekësore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

    Një mik i afërt i Presidentit rus Vladimir Putin u gjet i vdekur në një hotel në Washington vitin e kaluar, duke shkaktuar teori të egra rreth rrethanave të errëta të vdekjes së tij, shkruan rel.

    Por prokurorët thanë muajin e kaluar se vdekja e papritur e tij ishte një aksident që ndodhi pas disa ditë në gjendje të dehur dhe rrëzimit të vazhdueshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark