Insajderi
Lajme

Gjendet vetura e vjedhur në Prishtinë, arrestohet një person i dyshuar

Insajderi
16 February 2026 - 14:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet vetura e vjedhur në Prishtinë, arrestohet një person i dyshuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është raportuar një rast i vjedhjes së një veture në Prishtinë.

Sipas tyre, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative për lokalizimin e mjetit dhe identifikimin e të dyshuarit.

Njësitet policore nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, kanë arritur të identifikojnë dhe të ndalojnë veturën e raportuar si të vjedhur, si dhe të arrestojnë një person të dyshuar lidhur me rastin.

Në koordinim me prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti ‘vjedhje’, ndërsa personi i dyshuar, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark