×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjendja e tmerrshme e një shkolle ku po mësojnë nxënësit shqiptarë në Bujanoc

    Insajderi
    19 July 2023 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka ngritur shqetësim për mos-investim nga Qeveria e Serbisë në shkollat ku po mësojnë nxënësit shqiptarë.

    Lutfiu, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka ndarë fotografi të shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan të Bujanocit, ku ka treguar inventarin e dëmtuar atje, shkruan Gazeta Insajderi.

    “…Ndërsa kërkesa e fundit për renovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan është refuzuar. Ne nuk jemi kundër investimeve në shkollat ku mësojnë nxënësit serbë. Përkundrazi i gëzohemi mundësive më të mira për mësim-nxënie tek nxënësit e gjitha komuniteteve. Por, Këshilli Kombëtar Shqiptar mbetet tejet i shqetësuar me diskriminimin në kufi të racizmit që po ndodhë në një vend që synon integrime evropiane”, ka shkruar Lutfiu.

    I njëjti ka përmendur edhe shkollat ku Qeveria e Serbisë ka investuar që, sipas Lutfiut, janë me nxënës serbë.

    “Më poshtë, po i paraqes me shifra investimet që janë bërë e janë duke u bërë në shkollat ku mësojnë nxënësit serbë:

    • Renovimi i shkollës fillore “Branko Radiqeviq”, në Bujanoc, 233.887.773.36 dinarë apo 1.98 milionë euro.
    • Renovimi i shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc, 200.147.821,80 dinarë apo 1.7 milionë euro.
    • Renovimi i sallës së sportit të shkollës “Branko Radiqeviq”, në Bujanoc, 150.541.972.54 dinarë apo 1.28 milionë euro.
    • Ndërtimi i terrenit sportiv tek shkolla fillore “Vuk Karaxhiq”, në fshatin Osllare, 2.696.891 dinarë apo 22937 euro.
      -Ndërtimi i terrenit sportiv tek shkolla fillore “Vuk Karaxhiq”, në fshatin Levesojë, 314.000 euro”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark