Gjendja kritike e të lënduarve nga aksidenti në Kamenicë - ShSKUK jep detaje për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjendja kritike e të lënduarve nga aksidenti në Kamenicë – ShSKUK jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    24 February 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:43 në fshatin Hodonovc të Kamenicë. Nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

    Në mesin e të lënduarve është një nënë me fëmijën e saj dhe një person i moshës 20 vjeçare. Që të tre të lënduarit u dërguan nga Spitali i Gjilanit për në QKUK për shkak të gjendjes së tyre të rëndë.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Zyrën për Informim të ShSKUK-së për të kuptuar gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i Kamenicës.

    Nga kjo zyre, në një prononcim për Gazetën Insajderi thanë se gjendja e nënës dhe foshnjës së saj vazhdon të jetë kritike.

    Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë edhe personi i tretë i moshës 20 vjeçare.

    Aktualisht, të gjithë të lënduarit po trajtohen në Klinikën Emergjente.

    “Zyra për Informim e ShSKUK, ju konfirmon se rreth orës 14:00, në Klinikën Emergjente kanë ardhur 3 pacientë të lënduar si pasojë e aksidentit në trafik, dy prej tyre në gjendje kritike,  kurse personi tretë në gjendje  të rëndë. Ekipet mjekësore emergjente kanë ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore. Fëmija 1 vjeç, në gjendje  kritike, një paciente e datëlindjes 1990, po ashtu në gjendje  kritike. Pacienti i datëlindjes 2003, në gjendje të rëndë. Aktualisht, të gjithë po trajtohen në Klinikën Emergjente“, bëri të ditur zyra e SHSKUK-së për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark