Insajderi
Show

Gjendja shëndetësore, Azet detyrohet të shtyjë turneun

Insajderi
19 December 2025 - 16:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendja shëndetësore, Azet detyrohet të shtyjë turneun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi i njohur Azet ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Instagram se është i detyruar të shtyjë turneun e planifikuar për muajin janar.

Përmes një mesazhi mjaft emocional, ai u shpreh se ky ishte një vendim shumë i vështirë për t’u shkruar, por pas shumë përpjekjesh deri në fund, ishte i pashmangshëm.

Artisti ka treguar se muajt e fundit kanë qenë ndër periudhat më të vështira të jetës së tij për arsye shëndetësore dhe familjare.

Azet u shpreh se këto vështirësi kanë lënë gjurmë tek ai dhe se nuk dëshiron të dalë para fansave në skenë duke u shtirur sikur çdo gjë është në rregull, kur në fakt nuk është.

Megjithatë, turneu nuk është anuluar, por është zhvendosur për në dhjetor të vitit 2026. Reperi njoftoi se biletat e blera tashmë do të mbeten të vlefshme për datat e reja në qytetet përkatëse. Për ata që e kanë të pamundur pjesëmarrjen në vitin 2026, ekziston mundësia e rimbursimit të parave në pikat ku janë blerë biletat.

Për t’i gëzuar disi fansat e tij, Azet njoftoi se ka shtuar një shfaqje të dytë në Köln, e cila do të përfshijë edhe “Meet & Greet”. Ai premtoi se do të kthehet më i fortë për t’u dhënë ndjekësve të tij shfaqjen që ata meritojnë, duke kërkuar pak kohë deri në rikthimin e tij.

Turneu i ri do të nisë më 8 dhjetor 2026 në Zürich dhe do të vijojë në qytete si Stuttgart, Köln, Frankfurt, Berlin, Hamburg dhe München.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark