Insajderi
Lajme

Gjendje alarmante me mbeturinat në Suharekë – kompania kërkon rritje të çmimit

Insajderi
08 April 2026 - 11:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendje alarmante me mbeturinat në Suharekë – kompania kërkon rritje të çmimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Suhareka po përballet me një situatë të rënduar sa i përket menaxhimit të mbeturinave, pasi prej disa ditësh nuk është bërë grumbullimi i tyre në disa zona të komunës, shkruan Insajderi.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Insajderi, kompania e pastrimit “Eko Regjion”, e cila është e kontraktuar për këtë shërbim, ka pezulluar përkohësisht punën. Arsyeja e këtij vendimi lidhet me kërkesën e saj për rritje të tarifës së shërbimeve ndaj komunës.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë gjendjen e rëndë në terren, ku kontejnerët janë të stërmbushur dhe mbeturinat janë shpërndarë përreth, duke rrezikuar edhe shëndetin publik.

Kryeshefi i kësaj kompanie, Burim Shala, në një prononcim për Gazeta Insajderi, ka deklaruar se kërkesat për rritje të tarifave kanë nisur që nga viti 2022, duke iu drejtuar pesë komunave ku operon kompania.

Sipas tij, të gjitha komunat e tjera kanë aprovuar rritjen e tarifave, përveç Suharekës.

“Qysh në vitin 2022 kemi bërë kërkesë për rritje të tarifave nga 4.5 deri në 6.5 euro, por kjo nuk është miratuar në Suharekë. Ndërkohë, tani kemi bërë një kërkesë të re me tarifë prej 7.5 euro, ndërsa komuna tashmë ka aprovuar kërkesën e parë”, ka thënë Shala.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark