×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj- Nura: Situata është e rëndë

    Insajderi
    19 January 2023 - 14:33

    Vërshimeve si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut nuk i ka shpëtuar as Skenderaji.

    Kryetari i Komunës, Fadil Nura për Insajderin ka deklaruar se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

    Ai ka thënë se gjendja është e rëndë dhe ekipet emergjente, zjarrfikësit, drejtoria e shërbimeve publike janë në terren.

    Ata pos tjerash janë duke u munduar t’i evakuojnë personat nga zonat e rrezikuara.

    Ndërsa, procesi mësimorë në këtë komunë për sot dhe nesër është pezulluar.

    Në vijim janë pamjet e siguruar nga Insajderi që tregojnë gjendjen momentale në disa zona të kësaj komune.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark