×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjendje e mjerueshme e shkallëve të drurit në lagjen “Arbëria”, Komuna tregon se kur do të rregullohen

    Insajderi
    15 May 2023 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjendja e shkallëve të drurit të cilat ndodhen në lagjen “Arbëri” te stacioni i trenit, po vazhdon të jetë e rrezikshme.

    Nëpër shkallët e dëmtuara qytetarët po vazhdojnë të kalojnë tash e disa vite. Në këto shkallë nuk është bërë ende asnjë investim për përmirësimin e gjendjes së tyre.

    Banorët e kësaj lagje që i frekuentojnë çdo ditë këto shkallë, kanë thënë që kalimi në to po iu rrezikon jetën.

    “Gjendja e shkalleve është e mjerueshme po ashtu kjo pjesë ka shumë qarkullim nga të gjitha moshat, dhe rreziku është shumë i madh pasi që këto shkallë janë shumë të vjetra dhe rrezik që të thyhen në momentin që kalon. Po ashtu kur është moti i keq rreziku është dhe më i lartë ku mund te vijë deri te më e keqja të përplasesh nga makina pasi që shkallët janë direkt në rrugë dhe rruga është shumë e frekuentueshme”, ka thënë njëri nga qytetarët për Insajderin.

    Ndërsa banori tjetër thotë se këto shkallë paraqesin rrezik edhe për nënat me karroca.

    “Ky problem po më bezdis mua edhe shumë kalimtar të cilët e kalojnë këtë rrugë dhe këto shkallë të drurit, përpos që nuk i plotësojnë kushtet elementare të kalohen janë edhe të rrezikshme për fëmijët dhe nënat me karroca”, ka thënë njëri nga qytetarët me inicialet A.C për Insajderin.

    Për këtë problem Insajderi ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferin. Ai ka thënë se derisa të ndërtohet e gjithë rruga nuk mund të bëhet ndonjë zgjidhje për shkallët e dëmtuara.

    “Deri sa të kryhet rruga jo por të njejtën kohë na përshembull i kemi tri mbikalime të përkohshme të cilat për shkak të bartjes së mjeteve kanë mbetur pa u nënshkruar e që një ndër to është edhe kjo në lagjen Arbëria mbikalime të përkohshme të cilat me e bo kalimin prej unazës së qendrës me kalu pjesën e stacionit po ato nuk janë nënshkru për shkak të bartjes së mjeteve për problemin që e kemi 28.5 milionë euro me nivelin qëndror”.

    Punimet e kësaj rruge sipas Xhaferit, parashihet të përfundojnë në fund të vitit.

    “Nëse shkojmë me kontratën ekzistuese mundet ndoshta këtë vit me u përmbyll por nëse tenderohet mundet me shku në OSHP dhe nuk varet më prej neve kjo pjesa”.

    Xhaferi theksoi se ky projekt është pjesë e unazës së qendrës me të cilat lidhen të gjitha kalimet.

    “Kjo është pjesë e unazës së qendrës realisht edhe në kuadër të unazës së qendrës faktikisht lidhen komplet qeto kalimet që tash ne jemi duke i vazhdu punimet prej atyhit në anën e majt në anën e djathtë i kemi zgjidh problemet të cilat janë përshembull të varrezat katolike dhe ortodokse edhe po besoj ose do të tenderohet ose do të vazhdojmë punimet me kontraktorin të cilin e ka kontrata”, deklaroi Xhaferi. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark