Gjenerali turk emërohet në postin kyç të NATO-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjenerali turk emërohet në postin kyç të NATO-s

    Insajderi
    09 May 2025 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjeneral turk u emërua në një pozicion të nivelit të drejtorit në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s në Bruksel, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit.

    “Një gjeneral turk është emëruar në zyrën e Sigurisë së NATO-s. Për herë të parë në historinë e NATO-s, vendi ynë do të përfaqësohet në nivel drejtori në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s në Bruksel”, tha zëdhënësi i ministrisë Zeki Akturk në konferencën javore për shtyp të Forcave të Armatosura Turke.

    Akturk tha se emërimi pasqyron rolin aktiv të Turqisë në NATO dhe kontributin e saj “të fortë dhe të besueshëm” në përpjekjet për paqen dhe sigurinë e Aleancës, shkruan AA.

    “Për sigurinë e NATO-s dhe rajonit Euro-Atlantik, vendi ynë – ashtu si në të kaluarën – vazhdon të japë kontribute të rëndësishme dhe vendimtare sot dhe do ta bëjë këtë në të ardhmen.”

    Bëhet e ditur se ai theksoi se Turqia do të kryejë detyrat e reja komanduese në përputhje të plotë me rezolutat e NATO-s dhe OKB-së, duke vepruar me neutralitet dhe transparencë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark