Gjeorgjia e irituar nga vizita e të dërguarit të BE-së në Osetinë Jugore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjeorgjia e irituar nga vizita e të dërguarit të BE-së në Osetinë Jugore

    Insajderi
    17 May 2017 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e jashtme e Gjeorgjisë e ka ftuar sot ambasadorin e Bashkimit Evropian për tu ankuar lidhur me atë që thotë se ishin komente jopërkatëse nga një i dërguar i BE-së gjatë një vizite në Osetinë Jugore.

    Zyrtarët e Gjerogjisë thonë se përfaqësuesi special i BE-së për Kaukazin Jugor, Herbert Salber, e ka uruar personin Anatoly Bibilov, për fitore në zgjedhjet presidenciale, që janë mbajtur nga separatistët më 19 prill.

    Pas takimit me ambasadorin e BE-së, Janos Herman, zëvendësministri i jashtëm i Gjeorgjisë, David Dondua, u tha gazetarëve se Salber kishte bërë komente që ishin të papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian.(REL)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark