Gjergj Dedaj, i mllefosur: Më shkarkuan brenda ditës, edhe me vra dikënd nuk bëhet kështu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjergj Dedaj, i mllefosur: Më shkarkuan brenda ditës, edhe me vra dikënd nuk bëhet kështu

    Insajderi
    19 June 2024 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjegj Dedaj, tha se u shkarkua nga pozita e ambasadorit në Shkup brenda ditës dhe për këtë vendim e ka paditë MPJD-në.

    Ai tha se është shkarkuar në mënyrë brutale që sipas tij i është dhënë afat vetëm një ditë për ta lëshuar punën.

    “Shkarkimi skandaloz i 12 ambasadorëve brenda një viti…Unë jam shkarku në mënyrën më brutale, brenda një dite me lëshu Shkupin. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup më ka thirrë, tha për një ditë ta kanë dhanë afat, në vendin tim tha vetëm nëse e vret dikë duhet të vijë në kësi vendimi. Por ajo është temë e mbyllur”, tha Dedaj në Pressing.

    “Ne jemi shkarku pa asnjë gabim”, tha Dedaj.

    “Unë jam në procedurë ligjore nuk më ka thirrë kurrë kerkush, e kam paditë institucionin – Ministrinë e Jashtme”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark