Shtetasi nga Kosova, 33-vjeçar, për të cilin dyshohet se ka vrarë një polak dhe ka plagosur një tjetër me thikë, është dorëzuar në polici, së bashku me një avokat, shkruajnë mediat austriake.
Ngjarja kishte ndodhur më 9 dhjetor në Favoriten të Vjenës, ku të tre personat kishin pasur mosmarrëveshje, derisa situata u përshkallëzua dhe përfundoi edhe me të vdekur.
Dyshohet se kosovari ka therur ata me thikë. Njëri prej tyre 34-vjeçar kishte ndërruar jetë në vend, kurse tjetri ishte dërguar menjëherë në spital.
Për të ishte lëshuar flet-arrest ndërkombëtar, megjithatë, ai është dorëzuar në stacionin policor në Van-der-Nüll-Gasse në Favoriten të Austrisë.
Akoma nuk është bërë e ditur arsyeja që e shtyri shqiptarin ti sulmojë natën e 9 dhjetorit dy polakët.(albinfo.ch)