×
  • Sport
  • Sport

    Gjermani: Ndalohet shitja e fanellave të kombëtares, shkak numri “44”

    Insajderi
    02 April 2024 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tifozët e Gjermanisë të cilët dëshirojnë të bëjnë të tyren një fanellë të kombëtares dhe numri i tyre i preferuar është 4 apo 44, nuk do të mund të blejnë dot në këtë periudhë.

    Shkak është bërë një vendim i marrë së fundmi nga Federata Gjermane në bashkëpunim me kompaninë Adidas, kjo pasi ngjashmëria e këtyre shifrave është e madhe me atë të simboleve naziste. Bëhet fjalë për luftën e dytë botërore dhe bëmat famëkeqe të ushtrisë së udhëhequr nga Adolf Hitler.

    Reagimi në rrjetet sociale ka qenë i madh, kjo pasi tifozët kanë parë fanellën me numrin 4 veshur nga mbrojtësi Jonathan Tah. Fillimisht nuk pati asnjë impakt, por ankesat e mëparshme bënë që kompania dhe vetë federata të reagojnë, duke çuar deri në ndalimin e shitjes së kësaj fanelle.

    Kritikat më të mëdha shkuan për kompaninë e Adidas, e cila nëpërmjet një reagimi për të ditur se do të ketë një ridizenjim të tyre, ndërsa Federata Gjermane e Futbollit pohoi se UEFA nuk kishte vënë re asgjë të ndaluar apo të ngjashme me një objekt shqetësues në fanellë. Pavarësisht kësaj deklarate, tanimë gjithçka do të kthehet në fabrikë, aty ku do të prodhohen fanellat me nurmat e rinj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark