×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermani, protestuesit kullosin lopët në kopshtin e parlamentit

    Insajderi
    16 May 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata ambientaliste “Greenpeace” dhe Grupi i Punës për Bujqësinë Rurale (AbL) sollën tufë lopësh në zonën me bar përpara ndërtesës së Bundestagut gjerman në kryeqytetin Berlin për të protestuar kundër mbajtjes së lopëve në stalla.

    Protestuesit lëshuan tufën e lopëve për të kullotur në zonën me bar përpara parlamentit, duke shpalosur një pankartë ku shkruhej “Lopët në kullotë”.

    Zëdhënësi i fushatës së organizatës “Greenpeace”, Lasse van Aken, tha për Anadolu se mund të duket i çuditshëm lëshimi i lopëve në lëndinë në mes të Berlinit, megjithatë, tha ai, “habitati natyror i lopës është kullota”.

    “Fatkeqësisht, shumica e lopëve në Gjermani qëndrojnë në stalla 70 për qind të vitit. Duam të tërheqim vëmendjen se lopa i përket kullotës”, tha ai.

    Aken i kërkoi ministrit Gjerman të Bujqësisë, Cem Özdemir, të iniciojë një program mbarëkombëtar mbështetës për kullotat e lopëve, duke thënë: “Kjo gjë është e mirë për klimën, biodiversitetin dhe lopët, por kostoja është e lartë. Kjo është arsyeja pse ne bëjmë thirrje për një program mbështetës në mënyrë që fermerët të kenë mundësi ta arrijnë një gjë të tillë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark