​Gjermani: Statuja 200 kg bie mbi një shtatëvjeçare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Gjermani: Statuja 200 kg bie mbi një shtatëvjeçare

    Insajderi
    29 August 2022 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë nga Italia, e cila ishte me pushime me prindërit e saj, vdiq pasi një statujë guri i ra në një hotel në Munih, tha policia gjermane.

    Një statujë me peshë rreth 200 kilogramë ra mbi një vajzë shtatëvjeçare në oborrin e hotelit mbrëmjen e së premtes, transmetojnë sot mediat gjermane.

    Njerëzit në vend arritën t’ia hiqnin statujën fëmijës dhe të thërrisnin një ambulancë, por ajo vdiq më vonë në një spital në Munih.

    Ende nuk dihet pse ka rënë statuja, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin tragjik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark