Gjermania dhe Franca i premtojnë Ballkanit “rregulla të njëjta” edhe pas Brexit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania dhe Franca i premtojnë Ballkanit “rregulla të njëjta” edhe pas Brexit

    Insajderi
    04 July 2016 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë siguruan pretendentët e ardhshëm të BE-së se vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja nuk do të kërcënojë zgjerimin eventual të bllokut, raporton ABCnews.

    Vendet e Ballkanit të cilat i mbijetuan luftërave dhe thyerjeve politike gjatë viteve të 90-ta janë të shqetësuar se ata do të hasin më së shumti pengesa gjatë rrugëtimit të tyre drejt BE-së përderisa BE-ja po lufton që ta mbajë unionin të bashkuar.

    Forcat pro ruse në vendet si Serbia shpresojnë se Brexit do të ndikojë që këto vende të largohen nga Perëndimi dhe t’i afrohen Moskës dhe se e vënë në pikëpyetje BE-në.

    Merkel potencoi se strategjia e zgjerimit të BE-së “nuk ka ndryshuar me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar”.

    Ndërsa javën e kaluar BE-ja vonoi bisedimet për anëtarësim të Serbisë në Union, Hollande të hënë këmbënguli se “vendimi i Britanisë së Madhe nuk do të vë në pikëpyetje aspak planet e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit”.

    “Ato do të respektohen’’, tha ai.

    Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria thonë se votimi i Britanisë për daljen nga BE-ja nuk do të ndikojë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark