Qeveria gjermane ka njoftuar që programi për viza pune do të vazhdojë edhe për vitin 2017. Të gjithë ballkanasit të cilët nuk kanë marrë ndihma nga shteti gjerman dhe kanë garanci pune mund të aplikojnë për viza pune, ka njoftuar agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Shkuarja masive e ballkanasve për azil bëri që Qeveria gjermane të hapë një program për punësimin e tyre të drejtpërdrejtë pasi që supozimi ishte që këta shkonin për punë në Gjermani. Ky program, që tashmë ka nisur që një vit, tregon që ishte një gjetje e duhur.
Sot mediet gjermane kanë raportuar edhe statistikat e Zyrës Federale për Punësim e cila është përgjegjëse për dhënien e vizave të punës, shkruan Gazeta Blic.
Sipas njoftimeve zyrtare nga kjo agjenci të cilat i ka botuar agjencia shtetërore e lajmeve DPA, deri në fund të muajit nëntor, në Gjermani kanë ardhur 50 mijë shqiptarë nga Kosova, shqiptarë nga Shqipëria, boshnjakë, malazezë, serbë dhe maqedonas të cilët pasi kanë aplikuar për viza pune me garancinë pune.