Gjermania jep 6 milionë euro për riatdhesimin e shqiptarëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania jep 6 milionë euro për riatdhesimin e shqiptarëve

    Insajderi
    05 May 2017 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania vazhdon të ndihmojë Shqipërinë në fusha të ndryshme. Gjermania do të ndihmojë azilkërkuesit e refuzuar shqiptarë me 6 milionë vetëm për punësimin e tyre në Shqipëri, njofton albinfo.ch.

    Një numër i madh i shqiptarëve kishte shkuar në Gjermani, por ata janë kthyer pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

    Gjashtë milionë euro është fondi për azilkërkuesit e refuzuar, derisa iu bëhet thirrje qytetarëve që të aplikojnë në mënyra të ligjshme.

    Gjermania gjithashtu ka ndarë 41.5 milionë euro qeverisë shqiptare për projekte të bashkëpunimit teknik dhe financiar, derisa një shumë tjetër e madhe pritet të jepet edhe në projekte tjera, derisa shuma në total që ka ndihmuar Gjermania, Shqipërinë kap shifrën e 100 milionë eurove.

    Lexo edhe:

    Njerëzit e LDK-së nënshkruajnë avancimin akademik të ministrit Hoti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark