Insajderi
Insporti

Gjermania me vështirësi, merr tri pikët e para në fazën kualifikuese për Kupën e Botës

Insajderi
07 September 2025 - 23:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjermania me vështirësi, merr tri pikët e para në fazën kualifikuese për Kupën e Botës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Gjermansië ka shënuar fitore të vështirë ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin 3:1, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Në pjesën e parë, rezultati ishte i barabartë 1:1.

Gnabry shënoi i pari në minutën e 7’të, kurse goli i barazimit erdhi në minutën e 34’të nga Price.

Në pjesën e dytë, skuadra e Nagelsmannit shënoi dy herë.

Fillimisht Amiri (69’të) dhe më pas Wirtz (72’të).

Kjo ishte fitorja e parë e Gjermanisë në fazën kualifikuese për Kupën e Botës dhe tashmë shkojnë në kuotën e tri pikëve.

Vendi i parë i takon Sllovakisë (6 pikë) në Grupin A, pasi mposhti Luksemburgun me rezultatin minimal 0:1.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark