×
  • Sport
  • Euro 2020

    Gjermania mposht Portugalinë

    Insajderi
    19 June 2021 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania mposhti Portugalinë me rezultat 2-4 në derbin e ditës së sotme në kuadër të “Euro 2020”, shkruan Insporti.

    Ishte Portugalia që kaloi në epërsi e para me golin e realizuar nga ylli Cristiano Ronaldo, por nga këtu e tutje asgjë më nuk shkoi mirë për portugezët.

    Brenda katër minutave (35’ dhe 39’) u shënuan dy autogola dhe fytyra tragjike ishin Dias dhe Guerreiro duke ia dhënë kështu Gjermanisë përmbysjen e rezultatit që në pjesë te parë.

    Edhe në pjesën e dytë u zhvillua një lojë shumë e hapur. Në minutën e 51’ Havertz e thelloi në 3-1 epërsinë e gjermanëve para se Gosens në minutën e 60’ ta katërfishonte atë.

    Portugalia reagoi edhe njëherë duke shënuar golin e dytë në minutën e 57 përmes sulmuesit të Liverpoolit Diego Jota por kjo ishte gjithçka që ata ia aritën të bënin në këtë takim.

    Ndryshe, portugezët kanë bilanc negativ në përballjet me Gjermaninë, ndërsa nuk kanë fituar asnjëherë në 20 vitet e fundit.

    Herën e fundit që portugezët arritën të mposhtnin gjermanët është në Euro 2000 , që u mbajt në Belgjikë dhe Holandë.

    Pas kësaj fitoreje, Gjermania rënditet e dyta me 3 pikë në Grupin F, e përcjellur nga Portuglia (3) dhe Hungaria (1), me Francën që mban kreun me 4 pikë. /Insporti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark