Gjermania mund të tërheq trupat e saj nga një bazë në Turqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermania mund të tërheq trupat e saj nga një bazë në Turqi

    Insajderi
    15 May 2017 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Berlini ka thënë se mund të zhvendos trupat e saj nga një bazë ajrore në Turqi, për në ndonjë vend tjetër, pas refuzimit të Ankarasë zyrtare për të lejuar ligjvënësit gjermanë që të vizitojnë trupat e tyre që gjenden në Turqi.

    Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se vendimi i Turqisë për të refuzuar vizitën e trupave të tyre “është i papranueshëm”.

    Trupat gjermane janë të vendosura në bazën në Incirlik, bazë që përdoret nga koalicioni ndërkombëtar që lufton kundër grupit militant Shteti Islamik.

    Gjermania ka të stacionuar aty rreth 250 pjesëtarë të personelit ushtarak.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se pozicioni i Turqisë është “fatkeq” dhe se Gjermania, do të vazhdojë bisedimet për të zgjidhur këtë çështje por gjithashtu do të “kërkojë alternativa të tjera”, përveç bazës ajrore në Incirlik”, përfshirë edhe bazat në Jordani.

    Vendimi i Turqisë për të refuzuar vizitën e ligjvënësve gjermanë, si duket ka të bëjë me vendimin e Berlinit që t’iu jap azil disa ushtarëve turq, të cilët Ankaraja i akuzon se kanë marrë pjesë në grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar.

    Kancelarja Merkel ka thënë se “është absolutisht qenësore që ligjvënësit tanë të jenë në gjendje të vizitojnë trupat tanë”.

    Mediet gjermane kanë raportuar se mbi 400 pjesëtarë të personelit ushtarak turk, diplomatë, gjykatës dhe zyrtarë të tjerë, kanë kërkuar azil politik në Gjermani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark