Gjermania ndan miliona euro ndihmë për palestinezët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermania ndan miliona euro ndihmë për palestinezët

    Insajderi
    07 November 2023 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania ka vendosur që të ndajë 71 milionë euro ndihmë, si pjesë e shqyrtimit të vazhdueshëm të mbështetjes së saj për palestinezët. Berlini, po ashtu, është zotuar se do të japë 20 milionë euro shtesë në financimin e ri, tha Ministria e Zhvillimit më 7 nëntor.

    Gjermania i është përgjigjur sulmit të përgjakshëm të militantëve palestinezë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, duke pezulluar përkohësisht ndihmën për zhvillim për territoret palestineze dhe duke thënë se ndihma do të shqyrtohet.

    “Për shkak të situatës së brishtë në rajon, shqyrtimi ende nuk është kompletuar”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Zhvillimit.

    Megjithatë, ministria tha se shqyrtimi është fokusuar në vazhdimin e mbështetjes për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, e njohur me shkurtesën UNRWA, duke pasur parasysh nevojat e banorëve në Rripin e Gazës dhe situatën gjithnjë e më të paqëndrueshme në shtetet fqinje.

    Shuma totale prej 91 milionë eurosh është destinuar për shërbimet bazike për personat e zhvendosur në Rripin e Gazës dhe për ndihmë për refugjatët palestinezë në Jordani.

    Izraeli ka nisur fushatë për t’i zhdukur militantët palestinezë të Hamasit dhe po kryen sulme shkatërruese në Rripin e Gazës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark