Insajderi
Insporti

Rodrygo “zbehet” kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Insajderi
30 January 2025 - 09:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rodrygo “zbehet” kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kundërshtarët e ardhshëm të Real Madridit në play-off të Ligës së Kampionëve mund të jenë Manchester City ose Celtic.

Los Blancos përfunduan në vendin e 11-të në fazën e ligës duke dështuar kështu të kualifikohen automatikisht në raundin e 16-të.

Duke folur për përballjen e Real Madridit me Man City ose Celtic, Rodrygo tha se gjithmonë në këtë garë gjërat janë të vështira.

“Ne po flisnim për këtë, por u përpoqa të përqendrohesha te loja dhe të shënoja gola. Sido që të jetë, do të jetë e vështirë për ne pa marrë parasysh çfarë”, deklaroi Rodrygo pas ndeshjes.

“Kundër Cityt është gjithmonë e vështirë, por sido që të jetë. Gjërat janë gjithmonë të komplikuara dhe të vështira në këtë kompeticion”, shtoi braziliani.

Reagimi i tij në intervistë nëpër rrjetet sociale është interpretuar si “zbehje”, të cilin mund ta shihni më poshtë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark