Ambasadori i Gjermanisë në Beogradm Aksel Ditman ka dhënë një intervistë për gazetën serbe, Danas nëpërmjet së cilës ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Nuk ka kushte të reja për Serbinë kur është fjala për Kosovë, por deri në fund të procesit të dialogut, duhet të arrihet një normalizim i plot i marrëdhënieve”, citohet të ketë thënë Ditman për “Blic”.
Sipas tij dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të zhvillohet paralelisht me negociatat për anëtarësimin në BE-së, siç është rënë dakord në janar të vitit 2014, raporton Insajderi.
Sipas tij, për Serbinë më e rëndësishme është që të bëjë më shumë në sundimin e ligjit dhe të ofroj jetë më të mirë për qytetarët e saj. /Insajderi.com