Qeveria e koalicionit të Gjermanisë ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të sjellin ligjin i cili do t`i gjobisë firmat e mediave sociale e gjithashtu edhe Facebook, për botimin e lajmeve të rreme.
Gjoba do të jetë deri në 500 mijë euro, shkruan Deutsche Welle.
Kryetari i parlamentit të Partisë Social Demokrate, Thomas Oppermann ka kërkuar që “Platforma dominuese e tregut Facebook të ndërtoj një zyre ligjore që është në dispozicion 24 orë për t`i kontrolluar lajmet e rreme”.
“Nëse, pas shqyrtimit të duhur, Facebook nuk e fshin mesazhin brenda 24 orëve, atë e pret një gjobë deri në 500 mijë euro”, ka thënë Oppermann.
Gjithashtu edhe Volker Kauder një anëtar i lartë i kristian demokratëve u pajtua me këtë ligj.
“Ne kemi marrë çështjet e ngritura shumë seriozisht, dhe ne jemi të angazhuar me politikanët kryesorë dhe ekspertë dixhitale nga të gjitha palët dhe ministritë relevante të interesuar për këtë çështje”, është shprehur ai.
Njoftimi ynë javën e kaluar nënvizon përpjekjet tona për të përmirësuar sistemet tona.
Edhe politikanë të tjerë gjermanë i janë bashkuar thirrjes për veprim të shpejtë ndaj lajmeve të rreme në vende të tilla si Facebook, shkruan Deutsche Welle.
Ndëresa ministri i drejtësisë i Gjermanisë, Heiko Maas, ka kërkuar nga autoritetet e drejtësisë që publikuesit e lajmeve të rreme të ndiqen penalisht.
“Shpifja dhe thashetheme me qëllim të keq nuk janë të mbuluar me lirinë e shprehjes dhe theksoi se personat e dënuar sipas ligjeve strikte për shpifje të vendit përballen deri në pesë vjet burg”, ka shtuar ai.
Shqetësimi i Gjermanisë me lajme të rreme duket të jetë nxitur pjesërisht nga frika se mund të ndikojnë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm atje, ashtu siç mund të ketë bërë në SHBA.