Për shkak të koronavirusit, një burrë festoi përvjetorin e 67-të të dasmës së tij jashtë shtëpisë së pleqëve ku ndodhej gruaja e tij.
Bob dhe Nancy Shellard kanë festuar gjithmonë bashkë përvjetorin e martesës, për këtë arsye ai u sigurua që t’i tregojë gruas së tij se e do ende edhe pse nuk është me të fizikisht.
Bob, 90 vjeç, nuk mund ta vizitojë Nancy, 88 vjeç, në shtëpinë e saj të pleqve në Stafford Springs, Connecticut, për shkak të pandemisë koronavirus, kështu që ai qëndroi përballë dritares së saj me shumë balona në dorë dhe një mbishkrim:
“Unë të kam dashur 67 vjet dhe ende bëj,” lexohet. “Gezuar pervjetorin.”
Laura Mikolajczak, vajza e çiftit, tha për “Insider” se familja e saj zbuloi të hënën e kaluar se ata nuk do të mund të vizitonin Nancy për 30 ditë.
Ndalimi u vendos në një përpjekje për të mbrojtur shtëpitë e pleqve nga shpërthimi i vazhdueshëm i koronavirusit.
Para ndalimit, Bob vizitonte gruan e tij çdo ditë që kur ajo ishte pranuar në dhjetor 2019 pasi Alzheimer-i i saj përparoi shumë.
“Ai ishte mirëkuptues për shkak të virusit dhe e dinte se ishte më mirë për shëndetin dhe sigurinë e saj të qëndronte larg edhe pse është e vështirë për të,” tha Mikolajczak. “Gjatë javës e kujtuam se ishte përvjetori i tyre dhe diçka duhet të bënim për ta”.
Mikolajczak tha se ishte burri i saj Joe që erdhi me idenë që Bob të sillte një pankartë të madhe në shtëpinë e pleqve që Nancy mund të shihte përmes dritares së saj.
“Babai im u emocionua me të vërtetë kur ne i dhamë atë ide,” tha ajo. “Ai e kaloi pjesën tjetër të javës duke menduar për tabelën, dhe kjo ndihmoi ta heqte pak mendjen nga situate.”
Mikolajcza tha që babai i saj, i cili kishte punuar në arte grafike, kaloi shumë kohë për të përgatitur pankartën për t’u siguruar që gruaja e tij do të ishte në gjendje ta lexonte atë nga dritarja e saj e katit të dytë.
“Oh, ishte shumë bukur,” tha Mikolajezak. “Nëna ime po tundej, duke na dërguar puthje. Infermierja hapi dritaren dhe po na përkthente ato që thoshte. Ajo po thoshte se ndihej si një mbretëreshë dhe dëshironte të mund të ishte atje poshtë me ne. Ajo po thoshte: “Unë të dua ty” ”
“Ajo ishte shumë e lumtur dhe infermierët brenda thanë:” Ne jemi të gjithë në lot, “” shtoi Mikolajczak. “Ajo vazhdoi të tundte e të hidhte puthje me të dy duart, ishte aq e lezetshme.”
Dhe Mikolajczak tha që babai i saj ishte “kaq i ngazëllyer” kur pa Nancy.
Mikolajcezak tha se prindërit e saj e kanë dashur njëri-tjetrin pa kushte pasi janë takuar në dyqanin e fotografive ku Nancy ka punuar shumë dekada më pare.