Gjesti i Lucas Vazquez për tifozët e Real Madridit në Londër ndez ndeshjen e kthimit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Gjesti i Lucas Vazquez për tifozët e Real Madridit në Londër ndez ndeshjen e kthimit

    Insajderi
    09 April 2025 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lucas Vazquez u ka bërë me dije tifozëve të Real Madridit se nuk ka përfunduar asgjë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese në shtëpi.

    Pas humbjes së thellë 3-0 të Real Madridit në Emirates Stadium në kuadër të Ligës së Kampionëve, Los Blancos tani kanë sytë kah ndeshja e kthimit, që pritet të luhet në Santiago Bernabeu.

    Kylian Mbappe tha se rikthimi është i mundur, dhe se të njëjtin mendim e ndante edhe trajneri Ancelotti.

    Në anën tjetër, Vazquez dërgoi një mesazh për tifozët e Real Madridit.

    Sapo përfundoi ndeshja, ai iu afrua tribunës ku ndodheshin tifozët bardhezi dhe bëri një gjest me dorën e tij.

    “Ka mbetur edhe ndeshja e kthimit”, thuhet t’iu ketë thënë kapiteni tifozëve të Real Madridit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark