Gjesti i rrallë - porosit një kafe dhe paguan 50 euro, ja arsyeja përse e bëri - Insajderi
×
LifeStyle

Gjesti i rrallë – porosit një kafe dhe paguan 50 euro, ja arsyeja përse e bëri

Insajderi
18 May 2020 - 19:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një kafe të Italisë, ku ditën e sotme janë hapur për herë të parë pas pandemisë së koronavirusit.

Një klient i rregullt i vendit të Marsala (Trapani), ka porositur kafen dhe më pas ka dhënë 50 euro, duke i thënë kamarierit se nuk do asgjë mbrapsht.

Ai është shprehur se paguhet nga taksat e tyre ndërkohë ata kanë qëndruar mbyllur për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Më tej ka shtuar se kjo është më e pakta që mund të bëj për ta, për t’i ndihmuar sadopak.

“Unë kam një pagë si shërbyes civil, i cili paguhet nga taksat që ju paguani gjithashtu. Mbaj pjesën tjetër. Ju jeni mbyllur për një kohë të gjatë. Thjeshtë më e pakta që mund të bëj”,  i tha burri arkëtarit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark