×
  • Sport
  • Sport

    Gjesti i tij ‘çmendi’ tifozët e Valencias, mesazhi që fshihet mbrapa festimit të golit nga Vinicius

    Insajderi
    03 March 2024 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, dërgoi një mesazh të fortë në drejtim të tifozëvë të Valencias mbrëmjen e djeshme pasi gjeti rrugën e rrjetës, duke marrë parasysh se ai abuzua në baza racore në atë stadium sezonin e kaluar.

    Vinicius shënoi për Real Madridin në fund të pjesës së parë për 2-1 duke rihapur edhe një herë tjetër këtë sfidë. Me të shënuar golin ai e mori topin nga rrjeta, por fillimisht ai ngriti grushtin në drejtim të tifozëve vendas, një festim tashmë ikonik i cili mbart në vete disa kuptime.

    Sezonin e kaluar, Vinicius u abuzua në baza racore në stadium dhe festimi i tij me grusht sinjalizon solidaritet dhe fuqi.

    Në pjesën e dytë Vinicius ishte përsëri akter kryesor për madrilenët duke shënuar edhe golin e barazimit për 2-2, për të cilin u desh një intervenim i gjatë i VAR-it para se eventualisht të pranohej.

    Kujtojmë se La Liga kishte dënuar Valencian për koret raciste që tifozët e tyre kënduan ndaj Vinicius, duke i gjobitur me një shumë prej 45 mijë eurosh dhe duke mbyllur një sektor të stadiumit për pesë ndeshje. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark