Gjesti i madh që bën këta policë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjesti i madh që bën këta policë

    Insajderi
    18 July 2017 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zemra e tij u ndal për rreth 40 minuta, por një amerikani nga Karolina e Veriut duket se është njeri më me fat në botë, pasi u risoll serish në jetë nga dy policë.

    36 vjeçari John Ogburn pësoi një atak kardiak, ndërkohë që po punonte para kompjuterit në afërsi të shtëpisë së tij.

    Dy oficerë policie që ndodheshin aty pranë, ishin të parët që dëgjuan thirrjet e dëshpëruara për ndihmë të tre fëmijëve të tij.

    Ata i dhanë ndihmë e parë për plot 42 minuta dhe nuk u dorëzuan derisa e rikthyen Ogburn në jetë.

    Dy oficerët e policisë, Charlotte-Mecklenburg dhe Lawrence Guiler janë nderuar kudo në rrjetet sociale duke pasur parasysh se punonjësit janë të detyruar të japin ndihmën e parë, sidomos nëse viktima nuk jep shenja jete pas 20 minutash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark