Gjesti përlotet para fillimit të spektaklit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti përlotet para fillimit të spektaklit

    Insajderi
    08 March 2025 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti është parë vetëm në oborrin e shtëpisë, i zhytur në mendime, ndërsa në sfond luhej kënga e Eminem, “Mockingbird”.

    Ai nuk foli asnjë fjalë, por thjesht lëvizte kokën në ritmin e muzikës, duke lënë të kuptohet se ishte i prekur emocionalisht.

    Situata në shtëpi është tensionuar ndjeshëm pas daljes së Eglit, e cila u largua në një gjendje të rënduar psikologjike.


    Shumë nga banorët e kanë fajësuar Gjestin për këtë, duke thënë se sjellja e tij e kishte ndikuar rëndë atë.

    Në shumë raste, Gjesti është parë duke i thënë Eglit “zhduku”, herë duke e afruar, e herë duke deklaruar se nuk kishte ndjenja për të.

    Ky luhatje ka bërë që situata mes tyre të përshkallëzohet, duke ndikuar negativisht në mirëqenien emocionale të Eglit, e cila në fund vendosi të largohej nga gara.

    Ndërkohë, sonte gjatë spektaklit pritet të shihet se si do të trajtohet kjo situatë dhe çfarë do të diskutohet për sjelljen e Gjestit dhe ndikimin që ai pati në largimin e Eglit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark