×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjeti kuletën me 320 euro në të, ferizajasi e dorëzon në polici

    Insajderi
    21 April 2024 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    A. Zejnullahu nga Ferizaj ka gjetur një kuletë me 321 euro në të dhe e ka dërguar në stacionin policor.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë Policia e Kosovës, ku thuhet se pronarit tashmë iu janë kthyer të hollat bashkë me kuletën, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me datën 20.04.2024 qytetari nga Ferizaj z. A.Zejnullahu në Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

    “Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro”.

    “Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A.Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark