Insajderi
Lajme

Gjetja e Auditorit për IML: Vonesat administrative lënë jashtëligjshëm 10 pozita udhëheqëse me ushtrues detyre

Insajderi
30 June 2026 - 12:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjetja e Auditorit për IML: Vonesat administrative lënë jashtëligjshëm 10 pozita udhëheqëse me ushtrues detyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2025 ka nxjerrë në pah dështimin e Institutit për Mjekësi Ligjore për të finalizuar klasifikimin dhe grupimin e pozitave të punës. Ky bllokim administrativ ka shkaktuar një “efekt domino”, duke lënë një numër të madh të pozitave kyçe me ushtrues detyre (u.d.), shkruan Insajderi.

Sipas Rregullores (QRK) nr. 06/2024 për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil (Neni 34), IML kishte për obligim ligjor që brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e rregullores – konkretisht deri në fund të muajit maj 2024 – të bënte gati klasifikimin e vendeve të punës.

Auditori ka konstatuar se ky obligim nuk është përmbushur ende dhe aktualisht lënda ndodhet në procedurë shqyrtimi në Zyrën Ligjore të Ministrisë së Drejtësisë.

Si rezultat i kësaj vonese administrative, gjatë vitit 2025 janë evidentuar gjithsej 10 pozita udhëheqëse të mbuluara me ushtrues detyre në IML, krahas shumë pozitave të tjera menaxhuese. Sipas auditorit, kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së veprimeve të nevojshme organizative dhe administrative nga zyrtarët përgjegjës.

Auditori paralajmëron se ky mosfinalizim brenda afatit ligjor sjell pasoja negative: Përveç që përbën mospajtueshmëri me ligjin, mbajtja e pozitave me ushtrues detyre dëmton qëndrueshmërinë.

Auditori i Përgjithshëm kërkon që Ministrja e Drejtësisë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin e Përgjithshëm të IML-së, të ndërmarrin urgjentisht hapat e nevojshëm për të finalizuar këtë proces në përputhje me rregulloren dhe katalogun e vendeve të punës.

Nga ana tjetër, menaxhmenti i entitetit është pajtuar plotësisht me gjetjen e auditorit (janë deklaruar “Pajtohen”).

Kjo gjendje mund të ndikojë direkt në vendimmarrje jo të qëndrueshme dhe në një menaxhim jo të mirë të burimeve njerëzore brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ky raport i përgjithshëm ka rezultuar me 6 rekomandime në total, nga të cilat 3 janë të reja dhe 3 janë rekomandime të përsëritura nga vitet e kaluara.

/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark