×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gjiganti turk synon transferimin e Rey Manajt

    Insajderi
    24 February 2024 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rey Manaj po shkëlqen këtë sezon në Turqi me skuadrën e Sivassporit.

    Falë formës së tij mbresëlënëse, sulmuesi shqiptari ka tërhequr interesim nga gjiganti turk, Besiktas, aty ku luajnë Milot Rashica e Ernest Muçi.

    Sipas mediumit nga Turqia, “Takvim“, Besiktasi ka në listë dy sulmues. Përveç Manajt, klubi është i interesuar edhe për Denis Dragus, i cili po luan si i huazuar te Gaziantep nga Standard Liege.

    Sa i përket futbollistit nga Lushnja, ai këtë sezon ka shënuar 13 gola në 22 ndeshje në Superligën e Turqisë.

    26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Sivassporin deri në verën e vitit 2026.

    Trajneri portugez i Besiktasit, Fernando Santos, thuhet se i ka dhënë miratimin drejtuesve të klubit për të dy sulmuesit.

    Drejtuesit e Besiktasit do të zhvillojnë së shpejti takime me klubet e përkatëse për të dy sulmuesit e përmendur.

    Mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit nëse Rey Manaj do të vendosë për ndryshim të klubit, apo do të vazhdojë te Sivasspori – aty ku ka gjetur formën e tij më të mirë deri tash në karrierë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark