×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjilan: Vozisnin edhe pse iu kishte konfiskuar patentë shoferi, policia i “sosë” dënime me ligjin e ri

    Insajderi
    11 April 2024 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës në Gjilan ka dënuar tre persona me ligjin e ri të trafikut për vozitje me patentë shofer të konfiskuar dhe veturë me afat të regjistrimit të skaduar.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë policia nëpërmjet një njoftimi të lëshuar në ‘Facebook’. Sipas këtij njoftimi, të tretë janë dënuar me nga 500 euro gjobë, pesë pike negative dhe vazhdim të masës së përkohshme të dnalim vozitjes së mjeteve motorike dhe konfiskim i automjetit.

    “Njësitet e Trafikut në Drejtorin Rajonale të Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur në tri  raste të veçanta automjete  me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shtetas të Kosovës drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit”, thuhet në njoftim.

    “Të njëjtëve sipas nenit 246 dhe 247 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i u është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind  (500) euro, pesë  (5) pikë negative dhe vazhdim i  masën së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe për gjashtë (6) muaj si dhe konfiskim i mjetit, respektivisht për dy kundërvajtje të mjetit të pa regjistruar nga 200 euro”, vijon njoftimi.

    Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

    Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark