Gjilanasi dhunon seksualisht 21-vjeçaren, e incizon dhe ia kërkon rreth një mijë euro për mos-publikim të videos – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjilanasi dhunon seksualisht 21-vjeçaren, e incizon dhe ia kërkon rreth një mijë euro për mos-publikim të videos

    Insajderi
    28 August 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Ajo çka e bën edhe më tronditëse, është se në shumë raste viktima janë edhe të miturat të cilat keqpërdoren seksualisht nga të rriturit, e më pas edhe shantazhohen.

    Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 21-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale me një person.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se vajza ka rrëfyer detaje të tmerrshme se si e dyshuari e ka filmuar aktet e tij të shëmtuara me të, vetëm e vetëm që ta mbajë në grusht viktimën, duke e kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar.

    Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë hetuesve policorë, i dyshuari i ka kërkuar edhe të holla vajzës, rreth 1 mijë euro, me kusht që pamjet që i posedonte të mos publikoheshin.

    Si rezultat i denoncimit, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në lëvizje për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

    Pas përfundimit të procedurave policore, hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Shantazh’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark