×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gjilanasit i gjendet substancë narkotike gjatë bastisjes, arrestohet nga Policia

    Insajderi
    03 June 2023 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar nga policia në Gjilan pasi i është gjetur substancë narkotike.

    Sipas njoftimit të policisë të nëjtit gjatë basitjses i janë konfiskuar gjashtë paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë totale 220 gramë, dy peshore digjitale, një thikë, një lugë metali dhe disa qese për paketim të substancave narkotike.

    I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Raporti i plotë:

    “Rr. Azem Shkreli, Gjilan 02.06.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar:  gjashtë (6) paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë totale 220 gramë, dy (2) peshore digjitale, një (1) thikë, një (1) lugë metali dhe disa qese për paketim të substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark