Gjilani fiton 200 mijë euro për rivitalizimin e varrezave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani fiton 200 mijë euro për rivitalizimin e varrezave

    Insajderi
    12 April 2016 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është njoftuar zyrtarisht nga zyra e UNDP-së në Kosovë se Komuna e Gjilanit është përzgjedhë si përfituese e projektit “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” që financohet nga Komisioni Europian.

    Gjilani ka konkurruar në këtë program me projektin për rivitalizimin e varrezave të qytetit dhe për të ka pas përkrahjen e të gjitha komuniteteve fetare të Gjilanit.

    “Ne po vazhdojmë ta bëjmë Gjilanin qendër rajonale dhe përmes qeverisjes së mire dhe efektive po shtojmë përkrahjen ndërkombëtare për komunën tonë” ka thënë kryetari Haziri.

    “Projekti i rivitalizimit të varrezave të qytetit ka karakter edhe kulturor edhe të trashëgimisë për ne, prandaj i jemi mirënjohës UNDP-së dhe Komisionit Evropian për përkrahjen e tyre,” ka shtuar kryetari Haziri, njofton rajonipress.

    Projekti në fjalë kap shifrën e mbi 200 mijë eurove që do të financohen nga programi “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”. Komuna e Gjilanit dhe UNDP do të fillojnë përgatitjet për realizimin e këtij projekti në javët në vijim./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark