×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani përfiton 3.7 milion euro nga Ministria e Infrastrukturës

    Insajderi
    08 March 2016 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 3.7 milion eurove.

    Sipas kësaj marrëveshje, Ministria e Infrastrukturës do të financojë në Gjilan projektet infrastrukturore në zonat urbane dhe rurale, raporton Insajderi.

    Kryetari Haziri ka falënderuar ministrin Zharku për mbështetjen, ndërkaq ka shtuar se gradualisht po përmbushet zotimi për heqjen e lloçit dhe të vadave.

    Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka shprehur zotimin dikasteri i tij do të ketë kujdes të veçantë për Gjilanin në investimet në infrastrukturë edhe në të ardhmen, meqë në të kaluarën ka qenë qytet i anashkaluar në investime.

    Ndërkohë ministri Zharku kishte thënë se për autostradën e tretë të Kosovës, që do ta lidhë Prishtinën me Gjilanin, do të dihet në fund vitit 2015 ose në fillim të vitit 2016, megjithatë ende nuk është bërë publike diçka konkrete sa i përket këtij projekti.

    Ky investim siç pati deklaruar Zharku do t’i mundësoj këtij rajoni të lidhet me kryeqendrën e Kosovës./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark