×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gjingjiq kërkonte kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, Kurti e përkujton me dhembshuri

    Insajderi
    12 March 2023 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq është përkujtuar në 20 vjetorin e vrasjes nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në postimin e tij të ndjerë në Facebook, Kurti shkroi edhe për filmin më të dashur të Gjingjit. Teksa përmendi vrasjen e tij, ai tha se urdhërdhënësit e vrasjes së Gjingjiqit nuk u zbuluan kurrë.

    Duke e lartësuar Gjingjiqin, Kurti theksoi se nën udhëheqjen e tij, Serbia i kishte shijuar vetëm dy vjet demokraci. Kryeministri kosovar mes rreshtat harroi ta përmend kundërshtinë e ish-kryeministrit serb ndaj Kosovës si dhe kërkesat e tij shoviniste.

    Ishte shkurti i vitit 2003 kur Gjingjiq ia adresoi një kërkesë komandantit të atëhershëm të forcave të NATO-s në Evropën Juglindore, Gregory Johnson. “Kthimi i menjëhershëm i mbi një mijë trupave të forcave të sigurisë jugosllave në Kosovë”, ishte kërkesa e Gjingjiqit, shkruan Insajderi.

    “Rezoluta e Këshillit të Sigurimit parashikon rolin e Serbisë dhe Jugosllavisë në periudhën e tranziconit, rekomandohet që të krijohen kushte për kthimin e kontigjentit të ushtrisë dhe policisë jugosllave”, thuhej në letrën e Gjingjit drejtuar admiralit Johnson.

    Gjatë një takimi me Havier Solanën, atë kohë koordinator i politikës së jashtme të BE-së, Gjingjiq tha se dëshiron që komuniteti ndërkombëtar të nis bisedimet mbi statusin përfundimtar të Kosovës.

    Nën frikën se Kosova po shkonte drejt shtetbërjes, Gjingjiq thoshte: “Tani është koha për të filluar diskutimet për statusin e Kosovës. Është mirë të reagojmë tani sesa kur të jetë vonë”.

    Ish-kryministri serb i kishte shkruar edhe presidentit rus, Vladimir Putin duke i kërkuar ndihmë në zgjidhjen e “ngërçit” pasi sipas tij bashkësia ndërkombëtare po bënte një gabim të madh “në rregullimin e problemit të Kosovës”.  

    Edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ishte temë Gjingjit për të cilin pretendonte të kishte kompetenca ekzekutive.

    Gjingji u vra më 12 mars 2003 para Qeverisë së Serbisë. Ndërsa, më 17 shkurt 2008 Kosova e shpalli pavarësinë e saj e cila deri më tani është njohur nga më shumë se 100 shtete. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark