Gjini: Do të jem kandidat për kryetar të AAK-së nëse tërhiqet Haradinaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini: Do të jem kandidat për kryetar të AAK-së nëse tërhiqet Haradinaj

    Insajderi
    22 April 2025 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rast se Ramush Haradinaj nuk kandidon më për kryetar të AAK-së, Ardian Gjini do të jetë një prej pretendentëve për të marrë drejtimin e partisë.

    Kështu është shprehur vetë ai në Rubikon të Klan Kosovës.

    “Unë e kam thënë disa herë, e po e përsëris: Aleanca ka kryetar të partisë. Ne si Aleancë mburremi me figurën e Ramush Haradinajt dhe po besoj edhe ata që nuk e votojnë, kanë ndjenjë të posaçme për të. Zgjedhjet në parti, sot 1 vit i nisim. Nëse Ramush Haradinaj nuk garon, unë garoj për kryetar të partisë. Por nëse Haradinaj garon, me të jam sa herë të garon”.

    “Po e qartësoj: nëse kryetari Haradinaj nuk garon, unë do të jem kandidat për kryetar të partisë. Mund të ketë edhe kandidatë tjerë, nuk e di. Nuk besoj që do të ndodhë para zgjedhjeve lokale”, deklaroi Gjini.

    Ai tha se nuk është Ramush Haradinaj, dhe “edhe po të dua ta kopjoj, nuk mundem”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark