Gjira kritikon Melindën: Del n’tanga dy muaj pas vdekjes së nënës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjira kritikon Melindën: Del n’tanga dy muaj pas vdekjes së nënës

    Insajderi
    01 June 2021 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperja Melinda Ademi lansoi dje këngë “Qa din ti” një këngë që për çudinë e të gjithëve ka arritur në një milion klikime për një ditë

    E duket se kjo këngë ka tërhequr vëmendjen e Gjiras, një ndër reperet e para në skenën e muzikës kosovare. Reagimi i Gjiros ishte më shumë kritikues për Melindën, pasi që reperja konsideron së është shumë shpejt, pasi që reperës së re i kishte vdekur nëna në muajin mars nga kanceri.

    “…n’mars i ka vdek nëna n’kancer…e n’mai lanson këngë tu u dridh n’tanga…Mfal po qito ‘femna’ sjom ka muj me i marr seriozisht. %moral %ndërgjegje % talent % shije #rip”, ka shkruar ajo.

    Përndryshe, Gjira ka qenë e vetmja këngëtare që nuk e ka përkrahur Melindën, pasi që të tjerët e kanë postuar në Story të tyre përfshirë këtu: Ledri Vulën, Nora Istrefin, Dafina Zeqirin, etj.

    Gjatë muajit mars ishte shkruar se nëna e Melindës kishte ndërruar jetë. Dje, në fund të marsit, Melinda lansoi këngën “Qa din ti”, një këngë që 24 orë pas lansimit ka pasur 1 milion klikime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark