Gjithçka çfarë dihet për sulmin terrorist në Londër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjithçka çfarë dihet për sulmin terrorist në Londër

    Insajderi
    04 June 2017 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kamion ka goditur këmbësorët në Urën e Londrës dhe ka filluar të sulmoj njerëzit rreth Borough Market. Policia në Britani sulmin e ka konsideruar si “incident terrorist”.

    Çfarë ndodhi?

    Policia dhe ambulancat u thirrën në raporte se një furgon i bardh ka goditur disa persona në Urën e Londrës në ora 22 e 8 minuta. Zona dhe stacionet hekurudhore pranë ishin mbyllur. Sipas raporteve të dëshmitarëve furgoni u ngrit mbi trotuar për të sulmuar një numër të madh njerëzish.

    Gazetar i BBC-së Holly Jones, i cili ishte në urë tha: “ Një shofer i bardhë i furgonit erdhi me shpejtësi ndoshta rreth 50 km, nga rruga u drejtua në trotuar për nga turmat e njerëzve që po kalonin”.

    “Furgoni kaloj rreth meje dhe pastaj goditi rreth pesë ose gjashtë persona”, tregon gazetari i BBC.

    Automjeti vazhdoj drejt Borogh Market, ku të dyshuarit therën disa njerëz në një zonë të mbushur me persona të rastësishëm.

    Policia britanike ka konfirmuar se gjashtë persona kanë vdekur dhe 48 të tjerë janë lënduar. Oficeret policor kanë qëlluar për vdekje tre persona të. Përveç kësaj tre sulmues të dyshuar u qëlluan për vdekje.

    Policia Britanike gjithashtu konfirmoj në këtë sulm njëri nga oficeret e saj është plagosur rëndë derisa ishte duke iu ndihmuar qytetarëve.

    Viktimat

    Policia në Britani konfirmoj se gjashtë persona kanë mbetur të vdekur në këtë sulm.

    Shërbimi i Ambulancës në Londër konfirmoj se kishte marrë 48 persona në pesë spitale të ndryshme në Londër.

    Oficeri i Policisë Britanike u plagosë rëndë nga plagët e marra në kokë fytyrë dhe këmbë.

    Policia gjithashtu kontrolloj lumin Thames për këdo që mund të ketë rënë nga ura por deri më tani nuk ka asgjë të raportuar.

    Sulmuesit

    Tre burra, që besohej të jenë sulmues, janë qëlluar nga policia.

    Policia tha se burrat u qëlluan brenda tetë minutave nga oficerët që morën raportet e para të sulmit.

    Dëshmitarët kanë treguar se kanë parë në mes të dy dhe katër personave që dilnin nga furgoni.

    Hetimet

    Hetimet po udhëhiqen nga komanda kundër terrorizmit. Ura e Londrës është plotësisht e mbyllur, dhe policia konfirmoj se do të vazhdoj të jetë e mbyllur.

    Policia beson se ata kanë kapur të gjithë sulmuesit, por oficerët e armatosur vazhdojnë të kontrollojnë zonën./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark