Insajderi
Lajme

Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre

Insajderi
22 January 2025 - 21:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gratë e rajonit të Ferizajt.

Hamza ka thënë se beson në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre.

Ai ka thënë se kur gratë arrijnë në jetë, arrin edhe Kosova, duke shtuar se kur ato fuqizohen, do të fuqizohet edhe Kosova.

“Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Ditë më parë në Mitrovicë, sot në Ferizaj e nesër kudo që të jem, përkushtimi im është i palëkundur për t’i mbështetur, fuqizuar dhe mbrojtur vajzat dhe gratë gjithandej Kosovës. Kur ato arrijnë në jetë, arrin edhe Kosova. Kur ato fuqizohen, fuqizohet edhe Kosova. Kur ato ecin përpara, ecë edhe Kosova! #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark