Epo, duhet ta pranojmë se tashmë vera ka trokitur dhe ka filluar një nga periudhat më të bukura për një pjesë të madhe tonën, ndonëse vera 2020 ndryshon nga çdo verë tjetër për arsye që i dimë. Tanimë që do kalojmë më shumë kohë jashtë, na nevojiten disa elementë që do të kenë kuptim edhe për kohën tonë të zgjatur edhe në ambiente të mbyllura.
Atëherë, çfarë do veshim në verën e vitit 2020? Nga bluzat me mëngë dhe fundet deri tek fustanet me lule dhe sandalet, këtë verë, ne duhet të investojmë në rroba që jo vetëm kombinohen me njëra-tjetrën, por edhe në veshje që do i përdorim edhe në të ardhmen.
Ndërkohë, fustanet e stilit minimalist të viteve ’90 kanë bërë një rikthim, ndërsa po ashtu në trend duken edhe sandalet e gjata. Shikoni më poshtë nëntë artikujt kryesorë që duhet të mos mungojnë në garderobën tonë këtë verë.
Bluzat me jaka
Fustanet e viteve ’90
Linot