Gazeta Insajderi në vazhdimësi ka raportuar për skandalet në Telekomin e Kosovës në kohën sa këtë ndërmarrje publike e menaxhon Burbuqe Hana.
Më 23 gusht të vitit të kaluar, Insajderi pati raportuar se si Telekomi ia pa sherrin Burbuqe Hanës, duke u dënuar me gjoba dhjetëra mijëra euroshe nga Inspektoriati i Punës.
E ky raportim u konfirmua edhe në raportin e Auditorit për vitin 2023.
Aty përmenden gjoba të majme që kapin shifrën deri në 46 mijë euro ndaj Telekomit.
19 gjoba u shqiptuan gjithsej ndaj kësaj ndërmarrje.
Saktësisht sic pati raportuar Insajderi, edhe në raport të Auditorit përmendet se Telekomi kishte amandamentuar rregulloren e brendshme për marrëdhënien e punës duke paraparë edhe mundësinë e eliminimit me shkrim. Kjo dhe disa raste të tilla të ndërmarra nga Telekomi i kanë kushtuar gjobë afër 50 mijë euro.
Raporti i Auditorit që konfirmon raportimet e Insajderit
Si kishte ardhur deri tek dënimi i Telekomit?
Vetëm njëri dënim ndaj Telekomit kap shifrën e 10 mijë euro. I tëri për faj të Burbuqe Hanës. Kjo për shkak që kjo e fundit e kishte vendosur vetën kryetare të komisionit për një konkurs dhe pas kësaj edhe e kishte anuluar testin me shkrim, me qëllim që t’i favorizojë disa kandidatë të pa-kualifikuar që kanë afërsi me të.
Shkeljet e tjera ligjore nga ana e Hanës dhe disa skandale të tjera të saj në kohën sa udhëheq me Telekomit, mund t’i lexoni në linqet e mëposhtme.
Më 24 prill 2020, Burbuqe Hana u emërua Ushtruese e Detyrës së Kryeshefës së Telekomit.
Hana në këtë pozitë e zëvendësoi Bedri Istrefin, që u shkarkua nga kjo pozitë nga Bordi i emëruar nga kryeministri atëkohë në detyrë, Albin Kurti.
Më 2016-ën, Burbuqe Hana kishte qenë pjesë e protestave të Vetëvendosjes në sheshet kryesore të Prishtinës. /Insajderi.org/