×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjobiten dy vozitës që ishin duke bërë gara me veturat e tyre në Gjilan

    Insajderi
    02 May 2024 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka gjobitur sot dy shofer në Gjilan, ata u zunë duke bërë gara, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit të policisë ata kishin tejkaluar shpejtësinë e paraparë.

    “Policia në Gjilan ka identifikuar dy kundërvajtës, të cilët në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h”, thuhet në njoftim.

    Bëhet e ditur se të njëjtëve u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 12 muajsh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark