Insajderi
Lajme

Gjobitet rëndë shoferi në Ferizaj, policia tregon arsyen

Insajderi
01 March 2025 - 17:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjobitet rëndë shoferi në Ferizaj, policia tregon arsyen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26 shkurt kishte kryer një kundërvajtje në komunikacion në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik,duke tejkaluar një veturë tjetër në zonën e shënuar me vijë të plotë.

Sipas njoftimit, pas verifikimit të pamjeve video të dërguara nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, policia i shqiptoi shoferit një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 3 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt inkurajon të gjithë të raportojnë çdo shkelje në komunikacion. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark